Zjarri në Çair, Prokuroria nis hetimet

Zjarri në Çair, Prokuroria nis hetimet

Gazetare: Melihate Rustemi

Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe ekipet policore filluan hetimet në objektin në rrugën “Prohor Pçinjski” në Çair, ku më 2 tetor shpërtheu zjarr në bodrumin e ndërtesës. Sipas MPB-së, hetimet po kryhen pasi paraprakisht Sektori i Punëve të Brendshme Shkup ka kryer të gjitha përgatitjet dhe siguroi qasjen në këtë object, shkruan Alsat.

Policia informon se qasja në objekt po kontrollohet rreptësishtë dhe fillimisht në prani të pronarëve të banesave bëhet regjistrimi i gjësendeve dhe dëmeve të shkaktuara në banesa. Sipas policisë, hapësirat e bodrumit, nga ku sipas informacioneve fillestare ka rënë zjarri, po sigurohen ende për akses dhe ekzaminim të shkaqeve.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu bënë të ditur se kohëzgjatja e veprimeve hetimore në terren do të varet nga koha e nevojshme për mbledhjen e të gjitha provave.

Nga ana tjetër, shumë prej familjeve, banues në këtë ndërtesë tashmë kanë nisur të përballen me vështirësi të shumta rreth akomodimit të tyre dhe sigurimit të ekzistencës materiale.

Madje, në rrjetet sociale Këshilli Banesor apelon bamirësit të cilët kanë mundësi t’i akomodojnë familjet e prekura nga zjarri për t’ua bërë më të lehtë periudhën pas kësaj tragjedie. Sipas Këshillit banesor në këtë ndërtesë ka familje raste sociale, fëmijë pa një prind dhe persona të sëmurë.

Më 2 Tetor, zjarri shpërtheu në bodrumin e ndërtesës duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Zjarri që vazhdoi të jetë aktiv për 30 orë rresht shkaktoi përhapjen e madhe të tymit duke kapluar dhjetëra banesa të kësaj ndërtese. 35 familje u evakuuan me ndihmën e shkallëve të zjarrfikësve. Shumë prej banorëve u asfiksuan nga tymi, në mesin e tyre kishte edhe zjarrfikës. 43 persona kërkuan ndihmë mjekësore, prej të cilëve 12 ishin fëmijë. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button