UEFA cakton arbitrin për sfidën në Gjeorgji, sjell fat për “kuqezinjët”

UEFA i ka kushtuar rëndësi takimit të sotëm mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë, duke caktuar si gjyqtar holandezin Dani Makeli. Ai drejton prej shumë vitesh në kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare. Asistentë të tij janë Hesel Stegstra dhe Jan de Vries, ndërsa gjyqtar i 4-t është Alard Lindhout, edhe ata holandezë. Në VAR është caktuar Rob Dieperink, kurse në VAR, Ervin Blank.

Makeli në fakt i sjell fat Shqipërisë, pasi në 3 takime ku ka qenë i pranishëm, kuqezinjtë kanë vetëm fitore. Holandezi ishte arbitër i 4-t në fitoren 0-1 në Norvegji, në mars 2013, më pas arbitër kryesor në shtator 2021, kur Shqipëria mundi 1-0 Hungarinë dhe ndaj Çekisë në tetorin e vitit të kaluar, kur kombëtarja kuqezi fitoi 3-0.

Kompanitë e basteve shohin Gjeorgjinë si favorite për fitimin e ndeshjes së sotme kundër Shqipërisë. Faktori fushë, por edhe 6 pikët në renditje të gjeorgjianëve ndikojnë në këtë drejtim. Fitorja e ekipit vendës kuotohet me koeficientin 1.95, barazimi 3.3, kurse fitorja e kuqezinjve vlen 4.

LEXO EDHE:

Back to top button