Monedha të mbledhura për 70 vjet: Sa para mendoni se ka në këtë shishe qelqi gjigante?
Monedha të mbledhura për 70 vjet: Sa para mendoni se ka në këtë shishe qelqi gjigante?

Nipi tha se gjyshi e bëri familjen të numëronte paratë sepse donte të dinte se sa kishte mbledhur para se të vdiste. Kur i thanë se sa para kishte mbledhur, gjyshi u habit.
Një amerikan mblodhi monedha për 70 vjet. Ai mbushi një shishe qelqi të madhe. Nipi i tij postoi fotot në internet dhe shtoi se tani më në fund mund të numërojë paratë.
“Gjyshi im i mbajti paratë e tij të hekurta në këtë kavanoz për 70 vjet dhe më në fund më la t’i numëroj!”

Postimi i tij mori mijëra komente. Nipi thotë se e gjithë familja numëronte paratë dhe iu deshën pesë ditë për t’i numëruar. Gjyshi ka grumbulluar gjithsej 2052 dollarë e 76 cent ose rreth 1875 euro. Monedhat peshonin 69 kilogramë dhe familja i numëronte me dorë dhe me ndihmën e një makinerie. Vlera e parave mund të ishte edhe më e lartë sepse në kavanoz gjetën edhe monedha historike. Monedha më e vjetër është e vitit 1928.
Gjetje të tjera të veçanta përfshijnë një çerek dollar argjendi të vitit 1951 dhe dhjetëra monedha nikeli të para vitit 1965, dy monedha argjendi dhe një monedhë merkur. Një ekspert tani duhet të sqarojë nëse ato janë vërtet të vlefshme.

Nipi tha se gjyshi e bëri familjen të numëronte paratë sepse donte të dinte se sa kishte mbledhur para se të vdiste.
“Gjyshi u trondit, mendoi se mblodhi më pak se 1000 dollarë”, ka shkruar nipi.
Përveç parave, në enë u gjetën edhe pyka, kapëse, kopsa dhe karamele, gozhdë, ngjitëse dhe copa stofi.