Perez ka plan fantastik, sakrifikon një brazilian për Florian Virtzin

Real Madridi tashmë ka filluar planet për verën e vitit 2025 dhe duket se do të bëjnë disa ndryshime të mëdha në skuadrën e tyre. Një prej objektivave të tyre kryesor është ylli i Bajer Leverkueznit dhe Gjermanisë, Florian Virtz dhe ndonëse ai ka kontratë me ‘Aspirinat’ deri në vitin 2026, madrilenët po tentojnë transferimin e tij.

Shefi i klubit gjerman ka kërkuar 150 milionë euro për kartonin e Virtzit, diçka që do të thyente rekordet e klubit, përveç në rast se negociojnë me Leverkuzenin për të ulur çmimin.

Real Madridi megjithatë do të ketë konkurrencë të ashpër nga Bajern Munihu dhe Man. Siti për shërbimet e lojtarit. Siç ka raportuar mediumi spanjoll “Sport”, presidenti Florentino Perez është i gatshëm që të sakrifikojë njërin prej Vinisius Xhunior ose Rodrigo Goes për të mbledhur fondet për transferimin e tij.

Që prej se u bë i ditur interesimi i Arabisë Saudite për Vinisius Xhunior, braziliani është përballur vazhdimisht me thashetheme se Real Madridi do ta shesë atë për çmimin e duhur. Mundësia që Real Madridi ta largojë Rodrigon verën e ardhshme duket më logjik për shkak të paraqitjeve të tij të zbehta sezonin e kaluar

LEXO EDHE:

Back to top button