Tërmet i fortë në Turqi/ Lëkundje me magnitudë 5.9, ja epiqendra

Tërmet i fortë në Turqi/ Lëkundje me magnitudë 5.9, ja epiqendra

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në Malatia të Turqisë Lindore. Në të dhënat e deritanishme nuk ka asnjë viktimë apo të lënduar. Sipas ministrit të brendshëm turk, deri tani vlerësohen dëme materiale, duke përmendur se 3 ndërtesa janë shembur. Autoriteti i vendit për fatkeqësitë dhe emergjencat AFAD ka paralajmëruar qytetarët për të qëndruar larg ndërtesave të evakuuara nga frika e pasgoditjeve. Deri tani, numërohen rreth 30 pasgoditje, por të shkallave 1.2-3 shkallë. Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane tha se tërmeti kishte një magnitudë 5.9 ballë të shkallës Rihter dhe ishte në një thellësi prej 9 kilometra. Ekipet e reagimit emergjent janë në zonat e prekura për të ofruar ndihmë. Dridhjet u ndjenë edhe në provincat Sanliurfa, Adiyaman, Kilis, Gaziantep dhe Kahramanmaras. Rajoni lindor i Türkiye-s është ende i tronditur nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit 2023, kur tërmetet e fuqishme me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca, ku u vranë më shumë se 53,500 njerëz, plagosën mbi 107,000 dhe prekën mbi 14 milionë njerëz në të gjithë Turqinë dhe në Sirinë veriore. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button