Milloshovski: Maqedonia nuk duhet të dërgojë sinjale se do t’i përfshinte bullgarët në Kushtetutë, edhe po të merrte garancë për BE

Milloshovski: Maqedonia nuk duhet të dërgojë sinjale se do t'i përfshinte bullgarët në Kushtetutë, edhe po të merrte garancë për BE

Deputeti i VMRO DPMNE-së dhe kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvend, Antonio Milloshovski, në një intervistë për Alsat, tha se Maqedonia nuk duhet të dërgojë sinjale se do t’i përfshinte bullgarët në Kushtetutë, edhe po të merrte garanci për rrugën evropiane të vendit.

Duke komentuar deklaratën e ministres së Jashtme gjermane Berbok, pas takimit me ministrin Mucunski, Milloshovski aludoi se Gjermania ka mirëkuptim për propozimin e tyre për ndryshimet kushtetuese me afat të prolonguar.

Berbok përmendi ndryshimet kushtetuese, por nuk i kufizoi me një afat. Mund të jetë një detaj që vështirë vërehet, por për ne është një moment i rëndësishëm, shtoi Milloshovski.

“Unë mendoj se nga ana e Maqedonisë nuk duhet të dërgohen sinjale as nga pushteti dhe as nga opozita, askush nuk duhet t’i dërgojë sinjale Sofjes ose Brukselit se Maqedonia në ndonjë gjendje dëshpërimi për 3,6,9 ose 12 muaj do t’i votonte ndryshimet kushtetuese pavarësisht nëse do të kishim rrugë të sigurt ose jo të sigurt më pas drejt Bashkimit Evropian. Ne këtë çështje duhet ta trajtojmë si test për gatishmërinë e Bashkimit Evropian dhe Bullgarisë si fqinj, që ta shohin rajonin dhe Maqedoninë si anëtarë të plotfuqishëm të BE-së”, tha Antonio Milloshovski, VMRO DPMNE./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button