Zaevi takon Lidhjen e Odave Ekonomike


Miratimi urgjent i pakos së katërt të masave ekonomike ku përparësi duhet t’u jepet sektorëve më të goditur- kjo është vetëm një nga kërkesat e dërguara nga komuniteti i biznesit për Qeverinë e re. Masat duhet të jenë në mënyrë që mos të kemi ngecje në zhvillimin ekonomik, i porositën kryeministrit Zoran Zaev nga Lidhja e Odave Ekonomike.

 

“Përkrahja financiare që duhet të jetë në pakon e ardhshme të masave, pakoja e katërt që duhet ta ndihmojë ekonominë, që cikli ekonomik të mos ndalet, përkatësisht të ecë përpara. Të gjitha ndërmarrjet dhe të gjithë ata të sektorit privat që përballen me vështirësi financiare duhet të marrin ndihmë, për të cilën kanë nevojë- deklaroi Danella Arsovska- kryetare e LOE.

 Sipas Zaevit, propozimet do të shqyrtohen bashkë dhe do të miratohen masat.

Kryeministri gjithashtu tha se pandemia ka shkaktuar largime nga puna, por jo në numër kaq të madh, kështu që, përparësi do t’u jepet masave për ruajtjen e vendeve të punës.

“Në mënyrë jo të natyrshme, numri i punëtorëve të larguar nga puna është rritur në 12-13 mijë dhe më pas në 23 mijë, dhe diku sipas disa statistikave ka arritur në 30 mijë të papunë që ndodhi në këtë periudhë, por nuk është 140 mijë. Çdo vend pune është i rëndësishëm për ne. Mesazhi i parë është që afaristët duhet të dinë se shteti vazhdon të ndihmojë. Duam t’i ndihmojmë, por ata nuk mund të presin ndihmë të drejtpërdrejtë nëse nuk kujdesen për kapitalin e tyre më të vlefshëm, e ai është punëtori- pohoi Zoran Zaev- kryeministër i RMV-së.

 Të gjitha Odat Ekonomike në periudhën e kaluar apeluan për miratimin e menjëhershëm të një pakoje të re të masave sepse tashmë dy muaj, disa nga masat e mëparshme nuk vlejnë. Ajo që kryeministri gjithashtu konfirmoi është se në pakon e katërt do të ketë vazhdim të masës së kartelës pagesore, që do të përfshijë prindërit e vetëm, pensionistët me të ardhura të ulëta dhe të ngjashme.

Andrea Çobanova

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button