Vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës, dëshmon Dejan Dimovski
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës, dëshmon Dejan Dimovski

Gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskas ka vazhduar sot me dëshminë e kryeshefit të policisë në Shkup, Dejan Dimovski i cili zbardhi kërkesën e prindit të Vanjës, Aleksandar Gjorçevski i cili i ka kërkuar policisë të zbulojnë nëse në vrasje ka të edhe ndonjë njeri të moshuar nga Ohri ose Velesi. Për hetuesit potencoi i dy qyteteve ka forcuar dyshimet për përfshirjen e tij në skemën e krimit, e posaçërisht vrasja e 70 vjeçarit nga Velesi, Pançe Zhezhovski. Ish kryeshefi i Shkupit i tha gjykatës se deklarimet e Aleksandar Gjorçevskit dhe këmbëngulja e tij se vajza 14 vjeçare është kidnapuar në stadin kur akoma nuk kishte as pista hetimi, forconin edhe më shumë dyshimet e policisë se ai është drejtpërdrejtë i përfshirë në këtë rast. Policia gjatë hetimit ka humbur dy ditë duke kërkuar një person të panjohur që atyre në rrethana burimore i është thënë se është i dashuri i Vanjas nga Suedia. Pas kryeshefit të policia, gjykata dëgjoi dëshmitë e grupit hetimor nga radhët e Prokurorisë Publike. /Alsat.mk