Ushqimet dhe vitaminat e nevojshme për një lëkurë të pastër, pa akne, dhe plot shkëlqim

Ushqimet dhe vitaminat e nevojshme për një lëkurë të pastër, pa akne, dhe plot shkëlqim

TEMA: Ushqimet dhe vitaminat e nevojshme për një lëkurë të pastër, pa akne, dhe plot shkëlqim
E ftuar: Valbona Kadriu – dietologe

Lëkura është pasqyrë e asaj çfarë ne hajmë gjatë ditës. Nëse ushqehemi në mënyrën e duhur lëkura do shkëlqejë, nëse ne nuk kujdesemi për regjimin ushqimor lëkura do na shfaq gjithë problemet që ndodhin në organizëm.
Çdo ushqim jo i shëndetshëm që konsumojmë ndikon në paraqitjen e akneve, plakjen e parakohshme të lëkurës por edhe në papastërtinë e lëkurës. Valbona Kadriu – dietologe sqaron që ushqimet e pashëndetshme si pijet e gazuara, ushqimet e shpejta, ushqimet e përpunuara ndikojnë negativisht në lëkurën tonë.
Por sot në emision folëm për dietën e balancuar që na ndihmon në shkëlqimin e lëkurës tonë.
Vitaminat, mineralet dhe antioksidantët ndihmojnë në përmisimin e pamjes dhe shëndetit të lëkurës.
Valbona Kadriu thekson që UJI është thelbësor në mbajtjen e lëkurës së hidratuar, pa ujë trupi jonë nuk mund të pastrohet nga toksinat e ndryshme.
Disa nga vitaminat më të rëndësishme për lëkurën tonë siç janë VITAMINA C, VITAMINA E, VITAMINA B, OMEGA-3. Por cilat ushqime i përmbajnë këto vitamina? Na ndiqni në bisedën me Valbonën dhe mësoni ushqimet çudibërëse për një lëkurë sa më të pastër dhe plot shkëlqim.

LEXO EDHE:

Back to top button