Trajneri i Liverpullit reagon për interesimin e Realit për Trent Aleksander Arnoldin

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, ka folur për interesimin e Real Madridit ndaj Trent Alexander-Arnold. Mbrojtësi anglez ka kontrat me ” The Reds” deri në qershor të vitit 2025, dhe mediat kanë raportuar se klubi mbretëror synon transferimin e tij si transferë i lirë.
Por interesimi i Realit për Arnoldin, duket se nuk i bën përshtypje trajnerit të Liverpulit, Arne Slot.
“Unë mendoj se ju i nënvlerësoni lojtarët tanë. Këta lojtarë janë mësuar të lidhen me të gjitha klubet më të mira në baza ditore!
Nëse mendoni se ata janë të shqetësuar nga këto interesa, atëherë unë mendoj se ju nuk bëni drejtësi se sa të fortë janë mendërisht dhe me çfarë janë mësuar”, ka deklaruar tekniku holandez./IndeksOnline/