Haraçinë, hapja e çerdhes pret pëlqim
Haraçinë, hapja e çerdhes pret pëlqim

Gazetare: Melihate Rustemi
“Objekti që shihni mbrapa meje është çerdhja e Haraçinës e quajtur tashmë “Fatosat”. Fatkeqësisht, edhe pse e përgatitur për ti pranuar fëmijët e njëjta akoma nuk ka nisur të funksionojë. Kjo për faktin se nuk janë dhënë pëlqime për të punësuarit të cilët sipas vendimit të Qeverisë janë paraparë të nisin me punë në këtë objekt”, raporton Melihate Rrustemi, Gazetare e Alsat M.
Kryetari I Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahim tha për Alsat se po përballet me procedura burokratike kur bëhet fjalë për vënien në funksion të këtij objekti. Sipas Ibrahimit, tashmë tetë muaj çerdhja është e kompletuar tërësisht për mësim ku fillimisht pritet të sistemohen 115 fëmijë.
“Këto procedura administrative mendoj që janë shumë të panevojshëm. Vendimi i Qeverisë kur është sjell për të ndërtuar një çerdhe me këtë kapacitet me automatizëm edhe numri I të punësuarve është I deklaruar, edhe profilet e caktuara janë të deklaruara e jo kështu disa herë bëjmë kërkesa, disa herë bëjmë ndryshime. Vetëm se periudhën e fundit, për tre muaj kemi marrë disa herë ndryshime, kemi përshpejtuar gjitha procedurat nga ana jonë, kemi bë ndryshimet, kemi ul numrin e të punësuarve por prapë se prapë jemi pa përgjigje”, tha Ridvan Ibrahimi, kryetar I Komunës së Haraçinës.
Xhenur Iseni është vetëm një nga prindërit e Haraçinës që është përballur me vështirësi të shumta ndërsa ka sistemuar fëmijën e tij në një nga çerdhet e Shkupit. Siç tha ai, madje shumë familje janë detyruar të shpërngulen në qytet si shkak I mungesës së çerdhes.
“Pa dashje apo me imponim janë detyruar të migrojnë nga Haraçina në Shkup, të jetojnë me qera vetëm e vetëm që të ketë ku ta lë fëmijën derisa ato qëndrojnë në punë. E vetmja gjë që duhet të bëhet është që fëmijët nuk dinë politik, e ato duhet t’I tejkalojnë këto dallime politike apo innate politike që fëmijët ti gëzojnë të mirat e çerdhes, vetëm kaq duhet të bëhet. Por, sa kemi ne kuktyrë ta bëjmë kjëtë do të tregoj koha”, tha Xhenur Iseni, prind.
Mos funksionimi i çerdhes ka revoltuar edhe banorët tjerë pavarësisht që nuk kanë fëmijë të moshës parashkollore. Ata thanë se Haraçina tashmë ka nevojë për më shumë çerdhe duke marrë parasysh numrin e madh të banorëve. Nga Ministria e Punës Sociale nuk morëm asnjë përgjigje nëse procedurat për vënien në funksion të kësaj çerdhe janë në këtë institucion ose janë drejtuar në institucionet tjera përkatëse./Alsat.mk