Inter Majami mbyll sezonin me rekord, Leo Mesi shënon tripletë brenda 11 minutave

Inter Majami ka marrë fitoren e 22-të këtë edicion në MLS në ndeshjen e fundit të kampionatit të rregullt para se të filloj gara e ‘Play-Off’. Të udhëhequr nga Leo Messi, Inter Majami ka triumfuar me rezultat 6-2 para adhuruesve të vet përballë Nju England Revolushwn të sulmuesit shqiptar Xhiakomo Vrioni dhe në fund festuan edhe titullin e sezonit të rregullt në MLS.
Në fakt Leo Messi nuk ishte fare titullar në këtë sfidë dhe u inkuadrua në minutën e 58-të për të dhuruar spektakël. Gjeniu argjentinas shënoi tre gola brenda 11 minutave (78′, 81′ dhe 89′) për rezultatin përfundimtar 6-2. Kjo fitore ka qenë shumë e veçantë për Inter Majamin, pasi ka thyer një rekord të madh në MLS, duke u bërë skuadra me më së shumti pikë brenda kampionatit të rregullt.

Inter Majami ka grumbulluar 74 pikë dhe rekordin e mbante pikërisht kundërshtari i saj Nju England Revolushwn me 73 sosh. Tre golat e tjerë për Inter Miamin në këtë sfidë u shënuan nga Luis Suarez me dy realizime dhe Kremasçi me një tjetër.
Leo Messi e mbylli sezonin e rregullt në MLS me statistika të jashtëzakonshme ku shënoi 20 gola dhe ka dhuruar 17 asiste, derisa Luis Suarez gjithashtu ishte fantastik me 20 gola e nëntë asiste.