Modriç kalon Pushkashin, bëhet futbollisti më i vjetër i Realit në ndeshjet zyrtare

Luka Modriç është i destinuar të thyej shumë rekorde si futbollist i Real Madridit. Mesfushori kroat po kalon vitin e tij të 13-të si pjesë e Real Madridit, derisa në sfidën ndaj Selta Vigos ishte vendimtar. Inkuadrimi i tij në lojë ishte i qëlluar nga Karlo Ançelotti, pasi veterani kroat dha një asistim fantastik për Vinicius Junior, i cili shënoi golin e fitores 1-2.
Por ndeshja ndaj Selta Vigos do të mbahet gjatë në mend nga Modriçi, i cili ka thyer një rekord të jashtëzakonshëm te Real Madridi. Kroati tanimë është bërë lojtari më i vjetër në histori të Real Madridit që luan në një ndeshje zyrtare me 39 vite e 40 ditë mbi supe, duke thyer rekordin e mbajtur më parë nga Ferenc Pushkash.
Përveç kësaj, fitorja ndaj Selta Vigos ishte shumë e veçantë për kroatin, pasi ishte fitorja numër 250 në La Liga për të me fanellën e Real Madridit. 39-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 13 ndeshje në të gjitha garat, teksa ka bërë edhe tre asiste, dy në kampionat dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve