Me rekord kombëtar, Luiza Gega triumfon në maratonën e Tiranës

Në Tiranë u zhvillua edicioni i 8-të i Maratonës së Tiranës. Rreth 5 mijë pjesëmarrës nga Shqipëria e 50 të tjerë nga vendet të ndryshme të botës ishin pjesë të kësaj gare.

Në këtë Maratonë nuk mund të mungonte as rekordmenja, Luiza Gega. Ajo në Maratonën kryesore prej 42km, mori pjesë për herë të parë në këtë kategori, duke vendosur rekordin e ri kombëtar.

Atletja shqiptare mbylli garën me kohë prej 2 orë e 34 minuta, duke zënë vendin e pare, për të parën herë në këtë kategori. Kujtojmë që më herët ky rekord ishte 2 orë e 35 minuta.

LEXO EDHE:

Back to top button