Legjenda olimpike ndan lajmin e trishtë, pas diagnostikimit me kancer

Gjashtë herë kampioni olimpik i çiklizmit, Sir Kris Hoy, ka njoftuar se po kalon vitet e fundit të jetës së tij. Në një intervistë me “Sunday Times”, ai thotë se mjekët i kanë thënë se i kanë mbetur nga dy deri në katër vjet jetë.

Ai tha për “Sunday Times” se ishte diagnostikuar me kancer primar në prostatë, i cili ishte përhapur në kockat e tij, që do të thotë se ishte në fazën e katërt. Legjenda e çiklizmit të skuadrës së Britanisë së Madhe, Sir Kris, dhe gruaja e tij Sara kanë dy fëmijë, Kloe 7-vjeçare dhe Kallum 10-vjeçare.

Sir Kris tregoi se si u tha fëmijëve të tij se askush nuk jeton përgjithmonë, por ai shpreson të jetë këtu edhe për shumë e shumë vite të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button