Bombë në shtabin e partisë PCER në Tetovë, Ibrahimovski: Dënojmë aktin kundër romëve

Bombë në shtabin e partisë PCER në Tetovë, Ibrahimovski: Dënojmë aktin kundër romëve

Kryetari i Partisë për Partisë për Emancipim të Romëve, Samka Ibraimovski njoftoi se sot paradite në shtabin e tyre të partisë në Tetovë, është hedhur mjet shpërthyes. Fatmirësisht, mjeti nuk ka shpërthyer, ndërkaq ekipet speciale të Policisë e kanë larguar nga vendi i ngjarjes. Në polici nuk është njoftuar për ndonjë person të lënduar, por vetëm për dëme materiale të derës dhe dritares prej ku është hedhur mjeti. Vendi është rrethuar me shirit nga Policia, të cilët vijojnë ekspertizat për të zbardhur rastin. Lokali ku ishte hedhur mjeti shpërthyes gjendet në vend të populluar poshtë një shtëpie banimeve ndërsa përreth ka edhe dyqane dhe shtëpi të tjera. Partia për Emancipimin e Romëve ngjarjen e cilëson si akt të mostolerancës dhe mosrespektit ndaj tyre dhe romëve. Ata i ftojnë institucionet kompetente që sa më shpejtë të veprojnë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button