Bastisje në Shkup, arrestohet një person

Bastisje në Shkup, arrestohet një person

Gjatë një bastisje në Shkup, policia ka gjetur drogë dhe ka ndaluar një diler. Bëhet fjalë për një 27 vjeçar me iniciale M.L, nga Shkupi, në shtëpinë e të cilit policia ka gjetur dhe konfiskuar dy paketime me rreth 140 gram amfetamin. Aksioni është kryer nga zyrtarët policorë nga njësia për trafikim të paligjshëm me drogë, në koordinim me sektorin për punë të brendshme Shkup. Bastisja në shtëpinë e tij është kryer me urdhër gjykate, ndërsa është përdorur edhe qen shërbimi. 27 vjeçari nga Shkupi është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, SPB Shkup do të dorëzojë kallëzim sipas nenit 215 të Kodit Penal. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button