Referendum për ndryshimin e kushtetutës në Moldavi
Referendum për ndryshimin e kushtetutës në Moldavi

Rezultatet e referendumit për ndryshimin e kushtetutës në Moldavi, kritike. Me 50.08% “po” dhe 49.92% “jo”, nuk dihet se cilin drejtim do të marrë shteti: nëse do të vendosë për raporte më të ngushta me Evropën dhe Perëndimin apo të kthehet nga Rusia. Në Moldavi njëkohësisht me votimin e referendumit u mbajtën edhe zgjedhjet presidenciale. Sipas rezultateve paraprake, presidentja pro evropiane Maia Sandu, ka fituar rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Moldavi. Me më shumë se 98 për qind të votave të numëruara, Sandu është e para me 41.84 për qind të votave dhe në rundin e dytë do të përballet me socialistin prorus, Alexandr Stoianoglo, i cili ka fituar 26.34 për qind të votave. Maia Sandu, presidentja pro-BE në detyrë, denoncoi rezultatin e ngushtë si produkt i ndërhyrjes së huaj në politikën moldave. Përmes një deklarate, Sandu tha se votimet ishin nën një sulm “të paprecedent” nga “grupet kriminale” që tentuan të blinin rreth 300 mijë vota, në përpjekje “për të minuar procesin demokratik”. Moldavia është aktualisht në bisedime me BE-në për t’u bërë anëtare. Sandu, do të përballet me një raund të dytë në fillim të nëntorit, në të cilin kundërshtarët e saj ka të ngjarë të bashkohen kundër saj. Këto bisedime të pranimit do të vazhdojnë pavarësisht rezultatit të referendumit, pasi referendumi nuk ishte ligjërisht i detyrueshëm. /Alsat.mk