Pulishiç: Isha kudo në fushë ndaj Udinezes, mungon vetëm posti i portierit

Kristian Pulishiç është lojtari i vetëm që ka shënuar më shumë se 10 gola (17) dhe ka dhënë më shumë se 10 asistime (11) që nga fillimi i sezonit të kaluar në Serie A. Që nga fillimi i sezonit të kaluar, vetëm Kolel Palmer (44 total – 28 gola, 16 asiste) ka qenë i përfshirë në më shumë gola se amerikani kuqezi (28 total – 17 gola e 11 asiste) mes mesfushorëve në pesë ligat më të mira të Evropës. Asnjë lojtar nuk është përfshirë në mënyrë aktive në më shumë gola se Pulisiç që nga fillimi i Serisë A (tetë, si Turam dhe Retegui – rezultati i pesë golave dhe tre asisteve).

Dukshëm ai është lojtari më i fortë dhe më vendimtar i Milanit. Nuk është vetëm bujaria që e dallon atë, por shifra vërtet mbresëlënëse. Pas ndeshjes me Udinezen, ku ai mbuloi shumë pozicione në fushë.

“Vuajtëm gjatë gjithë ndeshjes, shpirti i ekipit ishte perfekt. Isha kudo në fushë, gjithçka që mungonte ishte që të isha edhe portier. Më duhet të pyes Menjanë për këtë. Vërtet kam luajtur në çdo pozicion, por jam i lumtur sepse e merituam fitoren. Duhet ta marrim këtë ndeshje dhe të fitojmë besim, duke vazhduar që të fitojmë shumë ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button