Tajson Fjuri: Do të nokautojë Usyk-un në rimeçin tonë

Tajson Fjuri thotë se do të nokautojë Oleksandr Usyk në një rimeç të tyre të padiskutueshëm të peshave të rënda të botës pasi humbi rekordin e tij të pamposhtur ndaj ukrainasit. Usyk fitoi me vendim të gjyqtarëve kur dyshja u takuan për herë të parë në maj dhe do të luftojnë përsëri për titujt VBA, VBC dhe VBO në Riad, më 21 dhjetor.
Fjuri kishte bërë 35 luftëra profesionale pa humbje përpara se të përballej me Usyk në kryeqytetin saudit dhe u zotua se do të hakmerret. Anglezi nokautoi Deontej Uajllderin dhe Derek Çisora-n kur u takua me ta për herë të dytë dhe të tretë në të kaluarën, pasi kaloi plot 12 raunde kundër të dyve në meçin e tij të parë.
“Duhet të jem pak më i përqendruar dhe i zgjuar për të arritur fitore. Ndeshjet e mia të kthimit me njerëzit, unë gjithmonë përfundoj duke i eliminuar ata, kështu që po parashikoj diçka të ngjashme kundër Usyk”, tha Fjuri në një konferencë për shtyp në Londër.
Ndryshe nga lufta e parë mes dyshes, të katër rripat e titullit të peshave të rënda nuk janë në linjë, pasi Usyk ia liroi titullin “IBF” në qershor Daniel Dubua, i cili nokautoi Entoni Xhoshuan muajin e kaluar në “Uembli”.