“Princi i Vogël” del në ankand
“Princi i Vogël” del në ankand

Del në ankand për 1.25 milionë dollarë një dorëshkrim i rrallë i librit për fëmijë, “Princi i Vogël”. Libri përmban korrigjime të bëra me dorë nga autori francez dhe i përshkruar nga shitësit e librave si “thesar letrar” do të shitet në datat 20-24 nëntor në Abu Dabi. “Princi i Vogël” konsiderohet si libri më i përkthyer në botë përveç teksteve fetare. Novela flet për një fëmijë që udhëton nga planeti në planet duke fituar mençuri. Libri u botua në kulmin e Luftës së Dytë Botërore. Ky dorëshkrim është një nga vetëm tre kopjet e njohura që ekzistojnë. Në këtë dorëshkrim është e shkruar e një prej citimeve më të famshme të librit: “Vetëm me zemër mund të shohësh drejt. Gjërat thelbësore janë të padukshme për syrin”. /Alsat.mk