LSDM kërkon dorëheqjen e Hristovskit: Nuk i plotëson kushtet për drejtor të ASK-së
LSDM kërkon dorëheqjen e Hristovskit: Nuk i plotëson kushtet për drejtor të ASK-së

Partia opozitare maqedonase LSDM, kërkon dorëheqjen e drejtorit të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare Bojan Hristovski, pasi siç thonë nuk i përmbush kriteret.
“Me sa duket ai ka një test të rremë të gjuhës angleze, nuk ka mjaft vite përvojë për të cilën nuk pranon të tregojë dokumente se ka mbajtur poste drejtuese për saktësisht pesë vjet dhe nuk ka certifikata sigurie. Ai realisht ndo të duhet t’i japë vetes një certifikatë sekret shtetëror dhe të ndikojë në atë vendim. Ky në vetvete është një skandal i madh. LSDM kërkon dorëheqjen dhe tërheqjen e tij të menjëhershme nga pozita e drejtorit dhe procesin e zgjedhjes së profesionistit që do ta udhëheqë institucionin, siç ishte deri më tani”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.