Los Anxheles Lejkers bën rikthimin e madh, dështojnë Filadefia dhe Milluoki

Skuadra e LA Lejkers fitoi 123-116 ndaj Feniks Sans dhe qëndron e pamposhur në NBA. Durant realizoi 30 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan. Entoni Dejvis realizoi 35 pikë për Lejkersin, mbështetur edhe nga Rivs me 25 pikë.
Dy fitore në po dy ndeshje të luajtura edhe për Golden Stejtin, që mundi 127-86 Juta Xhazin jashtë fushe. Hield me 27 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli, ishte shënuesi më i mirë për Uarriorsat.
Zhgënjën ekipi i Miluokit, që u mund 133-122 në shtëpi nga Çikago. Për miqtë, të gjithë titullarët realizuan mbi 13 pikë, ku diferencën e bëri Uajt me 35 pikë. Antetokounmpo realizoi 38 pikë për Baks, por i vetëm nuk e evitoi dot humbjen.
NBA-Rezultatet
Orlando – Bruklin, 116-101
Toronto – Filadelfia, 115-107
Atlanta – Sharlot, 125-120
Klivlend – Detroit, 113-101
Nju Jork – Indiana, 123-98
Hjuston – Memfis, 128-108
Milluoki – Çikago, 122-133
Juta Xhaz – Golden Stejt, 86-127
LA Lejkers – Feniks, 123-116
Portland – Nju Orlins, 103-105