Cake: Jemi ekipi më cilësor në kampionat, Esmin Liçina beson në fitore të FC Shkupit

Të dielën (ora 13.00) do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 11-të në elitën e futbollit vendor. Kryendeshja e kësaj xhiroje padyshim pritet të luhet në Tetovë, aty ku Shkëndija pret kampionët e vendit Struga Trim Lumin. Shkëndija në dy ndeshjet e fundit në kampionat numëron dy barazime, për dallim nga Struga që ka regjistruar 1 fitore dhe 1 humbje.

Mbrojtësi i Shkëndijës Klisman Cake beson se ekipi është gati për tu përgjigjur në lartësinë që kërkon kjo përballje, derisa me mbështetjen e publikut duket i bindur për të arkëtuar tre pikët.

“Gjërat kanë ecur mirë pavarësisht se nuk kemi shumë kohë për tu përgatitur duke ditur se kemi ndeshje çdo të tretën ditë. Por jemi në atmosferën e duhur dhe përgatitjet kanë shkuar mirë duke pritur të gatshëm lojën e nesërme.Padyshim se po. Pavarësisht se ne kemi lojtarë shumë të mirë në sulm, mund të kenë pasur një ngërç të vogël në dy ndeshjet e fundit. Jam i sigurtë se do të zhbllokohen së shpejti, pasi dihen cilësitë e tyre.  Jam 100% i sigurtë se jemi ekip më cilësor jo vetëm se Struga, por edhe se çdo skuadër tjetër e kampionatit”, u shpreh Cake.

 

Lideri i renditjes Rabotniçki në këtë xhiro përballet me Vardarin në transfertë, teksa Shkupi pret në terren vendas ekipin e Tikveshit.  Mbrojtësi i Shkupit Esmin Liçina vlerëson se me ndihmën e tifozëve do të arrijnë pikët e plota ndaj Tikveshit.

“Kjo ndeshje me skuadrën e Tikveshit është shumë e rëndësishme për ne, për të ngritur atmosferën në skuadër pas eliminimit nga Kupa në mesjavë. Luajmë para publikut tonë dhe duhet patjetër të dëshmojmë se e duam fitoren. Besoj se me ndihmën e tifozëve tanë besnik do të arrijmë deri tek tre pikët e plotë dhe se në fund do të festojmë së bashku. Në aspekt personal, mendoj se shumë mirë po më shkojnë gjërat këtu, ndërsa për këtë gjë, pa dyshim se meritorë janë edhe bashkëlojtarët e mi, që në dy ndeshjet e fundit nuk kemi pranuar gol. Le të jetë pra ashtu edhe nesër kundër Tikveshit, të mos pranojmë, mirëpo në anën tjetër të shënojmë”, u shpreh Liçina.

Të dielën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 11-të në elitën e futbollit vendor. Kryendeshja e kësaj xhiroje padyshim pritet të luhet në Tetovë, aty ku Shkëndija pret kampionët e vendit Struga Trim Lumin.

 

Pjesë e programit të kësaj xhiroje janë edhe takimet Gostivari – Brera Strumica, Voska Sport – Pelisteri dhe Sileksi – Besa.

LEXO EDHE:

Back to top button