Virxhil Van Dajk sërish flet të ardhmen, së paku deri në fund të sezonit

Virxhil Van Dajk e ka lënë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Liverpulli, të paktën deri në fund të sezonit, pas barazimit me rezultat 2-2 ndaj Arsenalit.

Liverpulli iu afrua vetëm në një pikë kampionit në fuqi dhe liderit aktual Man. Sitit , duke u rikthyer dy herë nga disavantazhi për të shkëputur një pikë në ‘Emirates’. Ishte pikërisht Van Dajk, ai i cili ishte autor i golit të parë për Liverpoolin, teksa të dytin e shënoi Mohamed Sallah. Van Dajk, Sallah dhe Trent Aleksander-Arnold do të mbesin pa kontrata në fund të sezonit në rast se nuk nënshkruajnë marrëveshje të reja së shpejti.

Në një prononcim të shkurtër pas ndeshjes, Van Dajk tha se nuk është me nxitim që të negociojë një kontratë të re me klubin.

“Jam shumë i qetë, le të shohim se çfarë do të ndodh në fund të sezonit. Po e shijoj futbollin tim, fizikisht dhe mendërisht. Po e shijoj sepse është një lojë e bukur që ne e luajmë dhe unë e luaj”, ka thënë Van Dijk.

 

Goli i Sallahut siguroi që Liverpulli t’i shmanget humbjes për herë të dytë këtë sezon dhe i mbajti ata afër Man. Sitit, kip me të cilin do të përballen më 1 dhjetor. Për fund, reprezentuesi holandez u nda i kënaqur edhe me një pikë duke thënë se Arsenali është një ekip mjaft i vështirë.

 

“Shikoni, ky është një vend shumë i vështirë. Ata kanë krijuar një ekip të mirë dhe po ua vështirësojnë gjërat të gjithëve. Të vish këtu dhe të rikthehesh dy herë është një gjë e mirë, e marrim këtë pikë dhe vazhdojmë përpara”, përfundoi ai

LEXO EDHE:

Back to top button