Nxënësit e Moranës vazhdojnë bojkotin e mësimit, kërkohet pavarësimi i shkollës fillore

Nxënësit e Moranës vazhdojnë bojkotin e mësimit, kërkohet pavarësimi i shkollës fillore

Nxënësit e shkollës periferike “Naim Frashëri” të fshatit Moranë të Komunës së Studeniçanit kanë nisur javën e katërt të bojkotit të mësimit. Prindërit kanë vendosur për bojkot për shkak se kërkojnë pavarësimin e shkollës, që sipas tyre, plotëson të gjitha kushtet për të funksionuar më vete. Këshilli i Prindërve nuk pajtohet me qëndrimin e ministres së Arsimit se kërkesa për mëvetësimin e shkollës nuk mban dhe nuk ka asnjë arsye për t’u ndarë. Të revoltuar nga përgjigjja e ministres prindërit kanë paralajmëruar edhe protesta por pa saktësuar se kur. Prindërit thonë se arsyeja kryesore e bojkotit të mësimit është mos investimi në këtë shkollë nga ana e komunës së Studeniçanit. Sipas prindërve, çdo investim në shkollë është bërë nga banorët e fshatit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button