Bostoni i pandalshëm, disfatë e parë për L.A. Lejkers

Boston Seltiks vijon të jetë i pamposhtur në NBA, duke korrur fitoren e katërt radhazi. Kampionët mundën 119-108 rivalët e Milluoki, në një ndeshje të dominuar prej tyre. Kolektiviteti i Boston bëri diferencën, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Braun 30 pikë). Për Milluoki Baks, Lillardi me 33 pikë e Antetokounmpo me 30 pikë,  nuk mjaftuan për të fituar.

Me 4 fitore është edhe ekipi i Klivlendit, që fitoi 110-104 në fushën e Nju Jorkut.  Garland me 34 pikë ishte lider për Kavalirsat.

Humbjen e parë sezonale pësoi skuadra e Los Anxhelos Lejkers, që u mund 109-105 nga Feniksi.  Sfidë e ekuilibruar, ku dyshja Buker-Durant realizoi 63 pikë së bashku për Suns.

Fitore të vështirë jashtë fushe korri Çikago, që mundi 126-123 Memfisin (LaVine 30 pikë). Fitorja e parë sezonale për Denverin, që mundi në kohën shtesë Toronto 127-125. Jokiç me 40 pikë e 10 kërcime ishte shënuesi më i mirë për miqtë.

NBA-REZULTATET

Orlando – Indiana, 119-115

Atlanta – Uashingtoni, 119-121

Boston – Milluoki, 119-108

Majami – Detroit, 106-98

Nju Jorku – Klivlendi, 104-110

Toronto – Denver, 125-127

Memfisi – Çikago, 123-126

San Antonio – Hjuston, 101-106

Dallas – Juta Xhaz, 110-102

Feniks – Lejkers, 109-105

Sakramento – Portland, 111-98

LEXO EDHE:

Back to top button