Ruben Amorim do të ulet në stolin e Mançester Junajtedit?!

Erik Ten Hag u shkarkua të hënën nga Man. Junajtedi. Ruud van Nistelroj mori përkohësisht drejtimin e skuadrës. Ndërkohë përgjegjësit tek Junajtedi po kërkojnë pasardhësin e Ten Hagut. Duket se trajnerin e ardhshëm e kanë gjetur në Portugali.
Mediat britanike kanë raportuar të martën se negociatat me trajnerin e Sportingut, Ruben Amorim, tashmë janë në fazë të avancuar.
39-vjeçari ka klauzolë lirimi prej 10 milionë eurosh dhe raportohet se Junajtedi është i gatshëm të paguajë këtë shumë. Amorim duket se është i gatshëm për të punuar te “Djajtë e Kuq”.