Golden Stejt rikthehet te fitorja, triumf i Dallasit si mysafirë

Ekipi i Golden Stејtit rikthehet te fitorja në NBA, pasi mposhti 124-106 Nju Orlinsi. Vendimtar për ekipin e Golden Stejtit, ku mungoi Stefon Kerri, ishte stoli, nga ku erdhën 51 pikë. Për miqtë, dyshja Ingram-Uiliamson realizoi 61 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar disfatën.
Fitorja e dytë radhazi për Denverin, që triumfoi 144-139 në fushën e Bruklinit pas kohës shtesë, në një ndeshje spektakolare. Nikola Jokiç realizoi një “triple double”, me 29 pikë, 18 kërcime e 16 asiste, teksa të gjithë titullarët e Denverit realizuan mbi 12 pikë.
Jashtë fushe fiton edhe ekipi i Dallasit, që mundi 120-114 Minesota-n. Për miqtë shkëlqeu Kajri Irving, autor i 35 pikëve.
Ekipi i Sakramento, falë 28 pikëve e 11 kërcimeve të Sabonisit, mundi 113-86 Juta Xhazin, me këta të fundit që nuk kanë asnjë fitore në NBA këtë sezon.
NBA-Rezultatet
Bruklini – Denveri, 139-144
Minesota – Dallasi, 114-120
Juta Xhaz – Sakramento, 86-113
Golden Stejt – Nju Orlins 124-106