VIDEO/ Penalltia e humbur nga Ronaldo, eliminoi Al Nassr nga Kupa

Al Nassr u eliminua nga Kupa e Arabisë Saudite “King Cup” pasi u mposht minimalisht 1:0 ndaj Al Taavon.
Kristiano Ronaldo ishte fajtori kryesor që skuadra e tij u eliminua nga kjo garë. Ylli portugez në minutat e fundit të ndeshjes pati mundësinë për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, por humbi një penallti.
رونالدووووووووووووووووووووووووووووووووووووووووو#النصر_التعاون pic.twitter.com/tW3Td4vNwk
— كورة | Alnassr 📽️ (@BLLvid) October 29, 2024
Ronaldo goditi penalltinë dhe dërgoi topin mbi portë. Pas ndeshjes, ylli i Al Nassr tha se nga këto ndeshje mëson shumë edhe pse është në fundin e karrierës së tij.
“Çdo sfidë është një mundësi për t’u rritur”, u shpreh Kristiano Ronaldo pas ndeshjes./Indeksonline/