VIDEO /Amorim konfirmoi negociatat, së shpejti transferohet në “Old Traford”

Pas ndeshjes së djeshme të Sportingut, në konferencën për shtyp Ruben Amorim iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve lidhur me kalimin e tij te Man. Junajted. Aq sa i është shmangur përgjigjeve, pyetjet e gazetarit kanë qenë të tilla që Amorimit i është dashur të konfirmojë se është në negociata me “Djajtë e Kuq” dhe së shpejti do të transferohet atje.

“Duhet të presim edhe pak, pas së cilës do të shpjegoj gjithçka që duhet të shpjegoj dhe gjithçka do të jetë më e qartë”, thotë Amorim.

Gazetari theksoi se fakti që Sporting informoi për synimin e Man. Junajtedit për të paguar klauzolën prej 10 milionë eurosh dhe se kjo duhet të nënkuptojë se klubi anglez mori dritën jeshile nga trajneri.

“Po, vendimi është i imi, do të them gjithçka, vetëm duhet të presim”.

Përveç kësaj, Amorim tha se ende nuk e di nëse do të jetë te Sportingu apo Man. Junajtedit gjatë ditës së diel.

LEXO EDHE:

Back to top button