Qerimi: Zgjedhjet dhe referendumi, pengesë për sistematizimin e administratorëve

Sekretari Shtetëror në Ministrinë për Sistem Politikë, Rami Qerimi nuk e sheh si dështim mos-sistematizimin  e administratorëve në vendin e tyre të punës. Sipas tij ligji i propozuar nga Ministria për Sistem Politik dhe miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut i dha fund kësaj çështje që tani më ndër vite ishte prezentë në vendin tonë. Qerimi në “Rruga drejt..”, mossistematizimin e administratorëve e arsyeton edhe me zhvillimet e fundit politike në vend, gjegjësisht mbajtjen e zgjedhjeve dhe referendumit.

Unë nuk mendoj se është dështim sepse Ministria për Sistem Politikë është themeluar vitin e kaluar,  më herët ka funksionuar si Sekretariat i Marrëveshjes së Ohrit dhe normalisht numri i këtyre të punësuarve për të cilët po flasim sot ka qenë shumë më i lartë që nga fillimi, diku mbi 3800, ndërsa sot  flasim për 1349 të cilët do të sistemohen në bazë të këtij ligji.  Realisht ky problem fillon nga viti 2010, një numër i madh i tyre ka ngelur pa u sistemuar, nga viti 2010, dhe në rast se i marrim parasysh rrethanat që kanë ndodhur nga viti 2010 e deri më sot, kemi pasur 4 parë zgjedhje parlamentare, 2 palë zgjedhje lokale, 2 palë zgjedhje presidenciale dhe një referendum, që do të thotë se çdoherë ka pasur pengesa për ta realizuar këtë pikësynim. Gjithashtu edhe normat ligjore në të kaluarën kanë lënë hapësirë që një pjesë e madhe e tyre ose të refuzojnë vendin e tyre të punës ku kanë qenë të përcaktuar, ose udhëheqësi përkatës të mos e pranoj. Tani me ligjin të cilin ministria për Sistem Politikë e miratoi, me këtë ligj të gjitha institucionet janë të obliguara ti pranojnë të gjithë këta administratorë”, deklaroi rami Qerimi, sekretar shtetëror në Ministrinë për Sistem Politikë.

LEXO EDHE:

Back to top button