Mickoski në Budapest, do të marrë pjesë në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane
Mickoski në Budapest, do të marrë pjesë në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane

Ngjarjet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme do të jenë temat kryesore të Samitit të pestë të sotëm të Bashkësisë Politike Evropiane në Budapest, në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski.
Në këtë takim është paralajmëruar pjesëmarrja e 47 krerëve të shteteve ose qeverive nga Evropa, si dhe një delegacion i BE-së, i cili do të përbëhet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenti i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell.
Në prag të Samitit u raportua se Orban do të organizonte një takim mes Mickoskit dhe presidentit bullgar Rumen Radev në margjinat e takimit, por kryeministri maqedonas dje tha se nuk ka marrëveshje për një takim i tillë, por se ai është i gatshëm për bisedime.