Real Madrid zhgënjen, Barcelona fiton derbin spanjoll

Janë luajtur ndeshjet e raundit të tetë të Euroleague në basketboll për meshkuj. Katër ekipe jant në krye të renditjes me nga 6 fitore: Barcelona, Fenerbahçe, Zhalgiris dhe Bajern Munih.

Katalanasit fituan 91-68 ndaj Baskonia në derbin spanjoll, ndërsa Bajerni fitoi 77-74 duelin e kreut me lituanezët e Zhalgiris. Jashtë fushe fiton Fenerbahçe, që mundi 77-73 francezët e Villeurbanit.

Zhgënjen Real Madrid që u mund 85-76 nga italianët e Armani Milano, ndërsa Olympiakosi fitoi 94-89 derbin grek ndaj kampionëve në fuqi të Panathinaikos, në një ndeshje emocionuese.

 

Euroleague-Raundi i 8-të

 

Crvena Zvezda – Alba Berlin, 92-71

Armani Milano – Real Madrid, 85-76

Paris Basket – Partizan Beograd, 74-71

Bajern Munih – Zhalgiris Kaunas, 77-74

Anadolu Efes – Monako, 69-81

Villeurbanne – Fenerbahçe, 73-77

Panathinaikos – Olimpiakos, 89-94

Virtus Bolonja – Makabi Tel Aviv, 84-77

Barcelona – Baskonia Gasteiz, 91-68

LEXO EDHE:

Back to top button