SI VDESIN DASHURITË?

SI VDESIN DASHURITË?

SI VDESIN DASHURITË?

E bana gati atë ditë shpinë
njëjtë si xhenazen
kur e përgatisin për me e çu te vorri.
Ia lava dritare e dysheme,
i rëndita librat një nga një
i putha gjanat ma me vlerë
njëjtë si ja putha dy sytë axhës
kur e përcolla për mos me e pa ma.
Lamtumirat nuk janë kurrë njësoj,
të njëjtë e kanë veç boshllëkun që lanë pas!
I fola vetes tanë kohën atë ditë
ia kujtova krejt momentet e bukura
me i kuptu zankat tentova
me i falë
Duhem me e pranu këtë dashni për atë që ajo asht
kështu terapistja më ka thanë!
E qava dhe e vajtova shpinë
Që s’ka qenë veç katër mure
Dashni në çdo metër katror kam mbjellë
Tash i braktisa krejt
Dola vetë jashtë si të isha leckë
Krejt çka kisha ishin veç dy valixhe kujtime
e një zemër e thyme
Tjerat krejt ishin të riparueshme!

Rita Behadini

LEXO EDHE:

Back to top button