Kongresi i ASH-së, Memedi: Aheng dhe spektakël për ta manipuluar opinionin

Kongresi i ASH-së, Memedi: Aheng dhe spektakël për ta manipuluar opinionin

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, e ka quajtur aheng dhe spektakël që ka për qëllim manipulimin e opinionit kongresin e djeshëm të Arben Taravarit, Remzi Memedi akuzoi se Taravari kongresin e jashtëzakonshëm e ka mbajtur pa delegatët e zgjedhur në kongresin e rregullt dy vite më parë.

“Për tu quajtur kongres ahengu i djeshëm duhej pjesëmarrës të ketë delegatët e kongresit të zgjedhur në Kongresin e rregullt të ASH në vitin 2022 dhe që janë të regjistruar në Gjykatën Themelore të Tetovës, mandati i të cilëve me statut zgjat katër vite, pra deri në vitin 2026”, deklaroi Remzi Memedi ASH, krahu i Selës.

Ndërkohë avokati mbrojtës i ASH-së së Taravarit, pas seancës gjyqësore për atë se kujt do t’i takojë partia, tha se Gjyqi do e përcaktoj se kush ka të drejtë, si për partinë po ashtu edhe për delegatët.

“Pas elaborimit tonë sot gjykatësi e anuloi seancën me çrast nga arkiva e gjykatës do kërkohet që të merret lënda e partisë ku është statuti i vitit 2022, pas çka do bëhet krahasimi i delegatëve dhe do shohim se kush do ketë të drejtë”, tha Abedin Abduli, avokat i ASH krahu i Taravarit.

Mbi pronësinë e ASH-së, vulat dhe hapësirat duhet të vendosë gjykata. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button