Shpërthimi në Shkup – Ja kush dyshohet të jetë cak i sulmit
Shpërthimi në Shkup – Ja kush dyshohet të jetë cak i sulmit

Një shpërthim ka ndodhur sot rreth orës 9:30, në Shkup ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Sipas informacioneve jo zyrtare, cak i sulmit me granatë dorë ka qenë Rade Trajkovski-Shtekli i cili për momentin ndodhet në ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin e Qytetit në Shkup.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe njësia anti-terror.
Motivet e atentatit nuk bëhen të ditura por ajo që dihet është se Trajkovski-Shtekli ishte disa herë cak i atentateve, së fundi në qendrën tregtare East Gate Mall.
Gjatë ditës pritet edhe versioni zyrtar i policisë. / Alsat.mk