Si duhet të ushqehen personat diabetik?

Si duhet të ushqehen personat diabetik?

Gazetare: Ilmije Zhaku

Diabeti është një sëmundje e përqendrimit të sheqerit në gjak, e cila mund të jetë gjenetike, por edhe të vijë nga mënyra se si ushqehemi, informoi nutricionistja Valbona Mazllami, në emisionin Ditë e Re në Alsat, me moderatoret Era Gjakova dhe Valdeta Ismaili. Ajo theksoi se duhet të kemi shumë kujdes nga mënyra e të ushqyerit, për të mos fituar diabet. Ndërsa për sa I përket gjenetikës, ajo shtoi se gjenetika jo gjithmonë punon, mund të parandalohet, nëse kemi një mënyrë të shëndetshme të jetesës.

“Ka shumë faktorë se si njerëzit mund të preken nga diabeti, ndër të cilat është faktori gjenetik, pastaj mosha, ka edhe faktorë të tjerë të cilat sjellin deri tek diabeti. Megjithatë, është një sëmundje që ka të bëjë edhe me mënyrën e të ushqyerit, është shumë e rëndësishme, megjithatë jo tek të gjithë ndikon mënyra e të ushqyerit. Përndryshe diabeti është një sëmundje e përqendrimit të sheqerit në gjak. Nëse ne kemi kujdes tek stili I jetesës, këtu hyn përveç të ushqyerit edhe aktiviteti fizik, jeta jonë aktive, atëherë ne mund të mos aktivizojmë ato gjene që dikush para nesh I ka pasur“, tha Valbona Mazllami, nutricioniste.

Mazllami tregon se si duhet të ushqehen personat që tashmë e kanë diabetin. Sipas, kujdesi kryesor është tek ushqimi dhe kaloritë.
“Pacientët nuk kanë lidhje me kaloritë, shumica prej tyre nuk e din se sa duhet të marrin sa kanë marrë si ti menaxhojnë kaloritë e tyre, ato e dinë që duhet të zgjedhin ushqim të shëndetshëm, por duhet ti kenë informacionet. Numri I kalorive për një diabetik, varion na 1300 deri në 1600 kalori, nëse duan të ulin peshën, duhet të marrin më pak kalori, ndërsa personat që duhet të menaxhojnë diabetin, mjafton 1600 kalori. Sigurisht edhe frutat dhe perimet që I hanë duhet ti llogarisin sa hanë”, tha Valbona Mazllami në Ditë e Re.

Diabeti është një sëmundje mjaft e përhapur. Së fundmi është bërë edhe një studim ndërkombëtar, ku është rezultuar se se numri I personave diabetik është dyfishuar 30 vitet e fundit, janë më shumë se 800 milionë në mbarë botën. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button