Dy ikona në kafaz, sfida për titullin kampion bote në peshën e rëndë

Në stadiumin e famshëm “Madison Square Garden” të Nju Jorkut do të zhvillohet mëngjesin e së dielës eventi i madh i arteve marciale mikse UFC-309. Një event që pritet me shumë interes nga fansat për shkak të sfidës së tij kryesore. Ajo mes kampionit të botës në peshën e rëndë Xhon Xhons dhe sfidantit Stipe Mioçiç, ish-kampion bote në këtë Divizion. Dy amerikanë, dy ikona të këtij sporti, që për herë të parë në karrierën e tyre do të përballen në kafaz.

Xhon Xhons (27 fitore, 1 humbje në karriere) rikthehet në kafaz pas 20 muajsh. Ai duelon për herë të parë që nga marsi 2023, kur dhe mori titullin kampion ne këtë peshë. Ndaj, ai do ta mbrojë atë gjerdan për herë të parë. Një kampion është edhe 42-vjeçari Stipe Mioçiç (20 fitore, 4 humbje në karrierë), që rikthehet të duelojë pas më shumë se 3 vitesh e gjysmë pushim (hera e fundit mars 2021). Ai kërkon të bëhet për herë të tretë kampion bote në peshën e rëndë.

Një tjetër sfidë interesante e këtij eventi është edhe ajo e peshës së lehtë mes Çarlls Oliveira (ish-kampion në këtë Divizion) dhe Majkëll Çendler. Kjo është hera e dytë që ata duelojnë mes tyre, me Oliveira që ka fituar përballjen e parë (maj 2021).

UFC-309

Jon Jones – Stipe Mioçiç

Çarlls Oliveira – Majkëll Çendler

Bo Nikal – Paul Kreg

Viviane Arauho – Karine Silva

LEXO EDHE:

Back to top button