Orlando sjell befasinë, mund Feniks Sans me 10 pikë dieferencë

Orlando Mexhik është përkujdesur për befasinë e mbrëmjes, teksa ka triumfuar në udhëtim te Feniks Suns me 10 pikë diferencë 99:109. Mexhik ishte rivali më i mirë gjatë gjithë ecurisë së takimit dhe në fund arriti me meritë morën fitoren e nëntë këtë edicion.

Ylli gjerman Franz Vagner i udhëhoqi ata drejt fitores me 32 pikë, tetë asiste dhe pesë kërcime, ndërsa Blek shtoi 20 të tjera me 9 asiste dhe katër kërcime.

Për Fenis Sans, Xhons ishte më i miri me 18 pikë, tetë asiste dhe dy kërcime, ndërsa Allen dhe Buker shtuan nga 17 pikë, dhe Ighodaro e përfundoi ndeshjen me 12 pikë, 7 kërcime dhe dy asistime.

NBA-Rezultatet

Detroit – Çikago, 112-122

Majami – Filadelfia, 106-89

Nju Jorku – Uashington, 134-106

Toronto – Indiana, 130-119

Milluoki – Hjuston, 101-100

Feniks – Orlando, 99-109

Sakramento – Atlanta, 108-109

L.A. Klipers – Golden State, 102-99

LEXO EDHE:

Back to top button