Studentët e “Nënë Terezës” kërkojnë transport publik
Studentët e “Nënë Terezës” kërkojnë transport publik

Studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup kërkojnë nga Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja e Qarkullimit Publik t’u sigurojnë transport publik për të mbërritur në universitet, i cili ndodhet në ish kazermën Ilinden. Sipas studentëve, mungesa e transportit po shkakton shpenzime shtesë për ta, madje edhe ndikon në mos-rregullshmërinë në ligjërata ose provime. /Alsat.mk