VIDEO/ Liverpulli tregon forcën ndaj Realit, fiton Zhegrova me Lille-n

Ndeshjet e xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve dhuruan emocione. Padyshim vëmendja më e madhe ishte në “Enfilld”, aty ku Liverpulli triumfoi 2-0 ndaj Real Madridit. Golat u realizuan nga Mekalister dhe Gakpo, të dy në pjesën e dytë.
Mbape dhe Salah ishin protagonist negativ, pasi humbën nga një penallti me skuadrat respektive.
Aston Villa dhe Juventus ndanë pikët në Birmimgham, në një barazim pa gola. Ky rezultat i shkon përshtat të dyja ekipeve, në këtë fazë të sezonit. Dortmund fiton 0-3 ndaj Dinamos së Zagrebit, buzëqesh edhe Lille e Zhegrovës pas suksesit 1-2 ndaj Bolonjës.
Monako-Benfika, e luajtur në Principatë përfundoi 2-3, sakaq PSV-Shakhtar u mbyll 3-2. Në ndeshjet e tjera, Crvena Zvezda surprizoi Shtutgartin duke e mposhtur 5-1, ndërsa Xhirona pësoi disfatë 1-0 nga Shturm Graz. Kompeticioni më i rëndësishëm për klube do të rikthehet me 10 dhjetor.