Renditja në Ligën e Kampionëve: Liverpulli lider perfekt, Reali e PSZH në telashe

Janë mbyllur ndeshjet e xhiros së pestë në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve, ku nuk kanë munguar rezultatet befasuese dhe paqartësitë në renditjen e përgjithshëm. Liverpulli është i vetmi me ecuri perfekte, duke marr pesë fitore dhe me 15 pikë është lider.

Pas tyre pa humbje, por me një barazim është Interi, duke mbajtur pozitën e dytë. Barcelona dhe Borusia Dortmund vijnë pas tyre, ndërsa Atalanta, Bajer Leverkuzen dhe Arsenal kanë pozita të mira që dërgojnë tutje.

Në mesin e renditjes janë Lille, Bajern Munih, Milan, Man. Siti dhe Juventus.

Real Madridi mban pozitën e 24-të, e fundit që dërgon në play-off, duke u futur në tri ndeshjet e fundit me vetëm gjashtë pikë. Pas tyre është PSZH me vetëm 4 pikë, aq sa ka edhe Sparta Praga. Pa pikë janë RB Leajpcigu, Slovan Bratislava dhe Jang Bojs.

 

https://www.sofascore.com/tournament/football/europe/uefa-champions-league/7#id:61644

LEXO EDHE:

Back to top button