Pas fitores ndaj Man. Sitit, Mohamed Sallah prish festën e Liverpullit

Liverpuli ka fituar përballë Mançester Sitit 2-0 duke nxjerrë praktikisht rivalët kryesorë nga lufta për titull, pasi ka krijuar një diferencë prej 11 pikësh ndaj tyre. Por në fund festa është prishur nga një deklaratë e Mohamed Salah, i cili ka konfirmuar se është pranë largimit nga të kuqtë.

“Stadiumi ‘Anfield’ është një stadium shumë special. Nuk e marr për të mirëqenë. Po i gëzohem çdo minute këtu, ndjehem si në shtëpi. Është gjithmonë një ndjesi e veçantë të shënosh në ‘Anfield’ dhe të fitosh ndeshje.

E ardhmja ime? Sinqerisht e kam në mendje, deri tani, kjo është ndeshja e fundit që do të luaj me Liverpulin kundër Mançester Sitit, ndaj dëshiroja vetëm ta shijoja.

Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, ndaj do të shijoj çdo sekondë këtu. Shpresojmë të fitojmë kampionatin e më pas të shohim çfarë ndodh”, tha Salah, duke bërë të qartë se kishte vendosur largimin nga Liverpuli.

LEXO EDHE:

Back to top button