Paqartësi se si do të veprohet me nominimet e dy anëtarëve për të qenë pjesë e Bordit Drejtues të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve

Paqartësi se si do të veprohet me nominimet e dy anëtarëve për të qenë pjesë e Bordit Drejtues të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve

Me dorëheqjen e Vesna Damevës nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor, mbetet e paqartë se si do të veprohet me nominimet e dy anëtarëve për të qenë pjesë e Bordit Drejtues të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve. Antikorrupsioni i shpalli të paligjshme këto nominime dhe kërkoi nga këshilli që t’i tërhiqte, por këshilli i kryesuar nga Dameva deklaroi se nuk do ta respektojë këtë vendim. Zgjedhja e kreut të ri të këshillit është shtyrë, ndaj mbetet të shihet se në cilin drejtim do të shkojë kjo çështje. Krahas Këshillit Gjyqësor, komisioni kundër korrupsionit i bëri thirrje edhe Këshillit të Prokurorëve që të tërheqë nominimet për anëtarët e tyre për të qenë pjesë e bordit drejtues të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve, por ende nuk kanë dalë me qëndrim nëse do të respektojnë vendimin e Antikorrupsionit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button