Kosova pritet të jetë temë kryesore në takimin Macron-Vuçiq

Kosova do të jetë tema e parë dhe kryesore në tryezën që ka organizuar sot presidenti i Francës, Emanuel Makron, për homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq.

Ky do të jetë takimi i 11-të mes dy liderëve, dhe siç është paralajmëruar, përveç çështjes shqiptare, do flitet edhe për integrimin europian të Serbisë, raportet ekonomike me Francën, vaksinat antikovid dhe mundësitë për ndërtimin e një metroje me ndihmën franceze.

“Kur bëhet fjalë për Kosovën, Franca do rezultate serioze nga dialogu deri në vitin 2022, kur do të marrë presidencën e Këshillit të BE-së,” tha Aleksandër Vuçiç para mbërritjes në Paris.

Në Beograd priten avancim në çështjen e Kosovës dhe një rritje e bashkëpunimit SHBA-Francë në mbështetje të dialogut dypalësh.

Vendi konsideron se qeveria e re në Uashington është më miqësore me BE-në, dhe burime diplomatike nga perëndimi informuan gazetën serbe, Danas, se takimi synon të përçojë pikërisht një sinjal të tillë përpara se Kosova të mbajë zgjedhjet e reja pas dy javësh.

LEXO EDHE:

Back to top button