VIDEO/ Arsenali mund “Djajtë e Kuq”, Saliba shënon me prapanicë!

Arsenali nuk fali në supersfidën e Premier Ligës, duke mposhtur Mançester Junajtedin me rezultatin 2-0, në duelin e vlefshëm për javën e 14-të, e cila u vendos nga golat e dy mbrojtësve Timber dhe Saliba në minutat 54 dhe 73-t. Interesant është fakti se mbrojtësi francez Saliba, shënoi me prapanicë, pas një karamboli të topit shumë pranë vijës fatale.
ARS 2-0 MUN
Goal – Saliba
Assist – Party#MUFC || #ARSMUN— A 37 (@OnIy4K) December 4, 2024
Një realizim special ky i “topçinjve”, që u ngjitën në vendin e tretë me 28 pikë në 14 ndeshje. Ky ishte suksesi i tretë radhazi në kampionat për Arsenalin, teksa për trajnerin e ri të Junajtidit, Ruben Amorim, kjo ishte disfata e parë në 3 ndeshjet që ka drejtuar “Djajtë e Kuq”. Sfidën e radhës Arsenali e luan ndaj Fulham në transfertë, ndërsa Man. Junajtedi i vendit të 11-të pret Notingamin e vendit të gjashtë.