Juventusi “peshkon” sulmuesin 21 vjeçar, në garë janë edhe Çellsi e Man. Junajtedi

Përveç kërkesave urgjente për një mbrojtës, te Juventus janë duke parë edhe për një sulmues. Sipas mediave britanike, “bardhezinjtë” po konsiderojnë transferimin e Liam Delap. 21-vjeçari i rritur në akademinë e Man. Sitit, aktualisht është pjesë e Ipsuiç Taunit në Premier Ligë. Në kampionat, në 12 ndeshje, ai ka realizuar 6 gola, duke tërhequr jo pak vëmendje.
Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2029 me skuadrën angleze dhe kostoja e kartonit të tij është rreth 15 milionë euro. Problem për Juventus do të jetë konkurrenca e Çellsit dhe Man. Junajtedit.
Drejtori sportiv Xhiuntoli është duke punuar për ta sjellë lojtarin që në janar në Torino, në formë huazimi, më të drejtë blerje në fund të sezonit. Liam Delap mund të jetë zëvendësuesi ideal i Vlahoviçit.