Mickoski mirëpret mosmbështetjen e LSDM-së për interpelancat e BDI-së
Mickoski mirëpret mosmbështetjen e LSDM-së për interpelancat e BDI-së

Gazetare: Fatlume Dervishi
Kryeministri Hritijan Mickoski mirëpriti vendimin e LSDM-së për të mos mbështetur interpelancat e dorëzuara nga BDI-ja për katër anëtarë të qeverisë duke e quajtur atë bashkim për të izoluar ekstremet shoqërore. BDI-ja në emër të Frontit Evropian dorëzoi interpelancë ndaj ministrit të brendshëm Toshkovski, zv.ministrit Astrit Iseni ndaj zv.kryeministrit të parë Izet Mexhiti dhe ndaj zv.kryeministër, Ivan Stoillkoviq.
“Kemi ekstreme në shoqëri të cilat duan të na tërheqin pas në moçalin politik. Kurse mua më vjen mirë që një pjesë e partive politike, edhe pse janë në opozitë, janë të vetëdijshme për këtë dhe bashkërisht nuk do të lejojmë që këto ekstreme të na tërheqin dhe mendoj se gradualisht edhe qytetarët i izolojnë. Të gjithë ata që janë për pasiguri, jostabilitet, konflikte, duhet patjetër të largohen dhe të izolohen. Këtë rol sot e luan BDI-ja e cila dikur bëri përpjekje të prezantohet si parti pro e gjelbër por sot shohim se është gjeneratore kryesore e jostabilitetit, pasigurisë dhe konflikteve”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.
Por, megjithatë, Mickoski vazhdon të mendojë se nuk sheh argumente për takim liderësh, për të diskutuar mbi incidentet e javës së kaluar sepse Ministria e Brendshme tashmë ka në dorë situatën. Ai thotë se takime mund të organizohen për çështje të tjera.
“Asnjëherë nuk e përjashtoi mundësinë e takimit të liderëve. Ndoshta duhet të bisedojmë për ndonjë ide për të ardhmen, për politika të përbashkëta, e kështu me radhë, mund të shihemi edhe personalisht me disa nga kryetarët e partive politike nëse kanë diçka kreative për të ndihmuar për zhvillimin e shtetit dhe standardit, këtu jam dhe jam në dispozicion. Nuk i shmang asnjëherë ato takime”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër.
LSDM-ja në takimin e bordit ekzekutiv vendosi të mos mbështesë interpelancat nga qeveritarëve.
“Ata nuk paraqesin zgjidhje për krizën në këtë moment dhe mund të nënkuptojnë ndarje të reja në baza etnike. Ishte e nevojshme qasje tjetër, të uleshim në takim liderësh dhe të dërgohen mesazhe të përbashkëta për qetësimin e tensioneve dhe sepse kjo qasje është e bazuar në pjekuri politike, por pushteti e refuzon këtë”, thonë nga LSDM
Interpelancat pritet të vendosen në rend dite në Kuvend gjatë javës së ardhme.