Largimi i Amorimit lë gjurmë, tre disfata për Sportingun

Skuadra e Sporting Lisbonës është duke u përballur me rezultate negative në tri ndeshjet e fundit. Klubi portugez u mposht 2:1 ndaj Moreirense në raundin e 13-të të Ligës së Portugalisë.

Pas largimit të trajnerit, Ruben Amorim drejt Man. Junajtedit, skuadra e Sportingut ka pësuar tri humbje në tri ndeshjet e fundit. 2:1 u mposht ndaj Moreirense, 1:0 ndaj Santa Klara dhe 5:1 ndaj Arsenalit.

Kujtojmë që Sportingu momentalisht është në pozitën e parë me 33 pikë në kampionatin e futbollit në Portugali, po vetëm tri më shumë se vendi i dytë, Porto (30) që ka një ndeshje më pak. Trajneri që e zëvendësoi Ruben Amorimin është Tiago Teikseira./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button